Marilyn Buttigieg është nënë e 7 fëmijëve, të lindur nga dy martesa: Melani (29 vjeçe), e Xhimi (27 vjeç), nga martesa e parë dhe Davinia (25 vjeçe), Prishilla (18 vjeçe), Mark (19 vjeç), Riçi (14 vjeç) dhe Gabi (14 vjeç), nga martesa e dytë, me kujdestarin e një stadiumi, martesë e cila ka zgjatur 18 vjet. ..vazhdon
Një ditë Marku, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç, u kthye në shtëpi bashkë me një mikun e tij, William Smith. 5 vjet më parë, Marilina ishte diagnostifikuar se vuante nga sindroma e lodhjes kronike, sëmundje që e kishte bërë të braktiste punën në një bar. "Jeta ime ishte shumë e trishtë, ndihesha gjatë gjithë kohës e lodhur, shtrirë në shtrat. Por, kur William-i filloi të vizitonte shtëpinë tonë, sensi i tij i humorit më bënte të ndihesha më mirë", - ka thënë Marilina për tabloidin "The Sun". "Pas disa javësh nisi të vinte shpesh për darkë, dhe u bë një njeri i përhershëm në shtëpinë tonë".
Burri i saj, Geri, dhe djali, Marku, nisën të talleshin, duke pyetur Marilinën se mos ishte dashuruar me William-in. "Pas nisjes së sëmundjes, marrëdhënia ime me Gerin kishte kohë që po shkonte keq. Flinim në dhoma të ndara dhe unë ndihesha e vetmuar". Kështu nisi të kishte miqësi me William-in, i cili menjëherë nisi të bënte pazarin për të, të priste barin në kopsht: pas 3 muajsh xhentilesa e këtij djaloshi i shkaktoi Merilinës një tërheqje të thellë. "E dija që ishte gjë e gabuar, jo vetëm se është shoku i djalit tim, por, mbi të gjitha, se ishte vetëm 16 vjeç. Një ditë ishim në kuzhinë dhe William-i më tha: "Më pëlqen shumë Marilin dhe jo vetëm si mike". Iu përgjigja se dhe unë ndieja të njëjtën gjë, por nuk mund të bënim asgjë. Një ditë ama, ndihesha shumë e lodhur dhe William-i po më ndihmonte për të zbritur nga krevati. Ndërsa po më mbante, pati një moment magjik mes ne të dyve dhe u puthëm me shumë pasion. "Duhet të ndalojmë, - i thashë - çfarë do të thonë fëmijët e mi?"
Për një vit e mbajtëm këtë lidhje të fshehur, shkëmbenim puthje vjedharake dhe shkonim në hotel për të qëndruar vetëm. Në fillim ndihesha ende në faj, por pasi kryem marrëdhënie seksuale për herë të parë, të gjitha frikërat që kisha, m'u zhdukën tërësisht".
Në nëntor 2007, Marilini u divorcua nga Geri dhe William vendosi t'ua tregonte të gjitha fëmijëve të saj: por reagimet nuk ishin nga ato të mirat. Ndërsa Prishila dhe Riçi e përjetuan mirë, 5 fëmijët e tjerë provuan një "urrejtje" të madhe për nënën e tyre. "Gabi shkoi të jetonte me babanë e tij, Marku thoshte që isha një pedofile," - tregon Merilini. Ndërsa William-i tregon se familja e tij nuk e miratoi këtë veprim, ndërsa shumë nga miqtë që ai kishte e braktisën. Tani, pas 3 vjetësh nga takimi i tyre i parë, William-i dhe Merilini janë martuar dhe gruaja duket se ka gjetur paqe me fëmijët e saj. "Marku më tha që është shumë i kënaqur për mua, Davinia dhe Gabi më ndihmuan të zgjedh fustanin. Edhe familja e William-it erdhi në ceremoni", - tregon e lumtur Marilyn. "Të martohesha - thotë William - ishte eksperienca më e bukur që kam kaluar ndonjëherë. Fjalët nuk mund të përshkruajnë lumturinë që ndiej tani".
|