Pershendetje! Ju lutemi Kycuni ose Regjistrohu       
Fix Aluminum
English
Mirë se erdhët në webfaqën Prishtina Ca ju njoftojm se të gjithë anëtarët që ishin më par të regjistruar të regjistrohen përsëri ...
Main Menu   
 
 Treguesi

 Diskutime
 Forums
 Private Messages
· Galeria
 Lajme
 Topics
 Stories Archive
 Submit News
 Shkarkime
 Downloads
 Web Links
 Gjenerale
 Content
 Top 10
 Informatika
 Feedback
 Recommend Us
 Statistics
 Search
 Your Account

Link to us   
 

Lojëra   
 


Latest High Score set by
luli
with 11 on airport
--------
The Top Players

1 - luli
Number Of Wins : 3

2 - Dj_v_i_p
Number Of Wins : 1

3 - ariu01
Number Of Wins : 1



Z. Sali Berisha ne Tropoje .
Prishtina

Drejtuar Edi Rames ..Ajo që të kërkoj është kjo, që para se të drejtohesh qytetarëve te Tropojës, socialistëve të Tropojës për votën duket të heqësh çelësin e artë të bashkisë, çelësin e artë të kryeqytetit të shqiptarëve të që vendose mbi gjoksin e  himnizuesit të masakrave serbe mbi vëllezërit në Kosovë, famëkeqit Bregoviç. .



Tropojë, Berisha : 4 vitet që do të vijnë do të jenë vitet e transformimit të madh

15/06/2009

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Tropojë se katër vitet që do të vijnë do të jenë vitet e transformimit të madh. Në takimin madhështor në qëndër të qytetit të Bajram Currit, Kryetari i Partisë Demokratike njëkohësisht Kryeministri i Shqipërisë u shprehu mirënjohjen qytatrëve të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës për mbështetjen e dhënë në proceset demokratike në Shqipëri dhe pavarësinë e Kosovës.  

“Ju përshëndes vëllazërisht, ju banorëve të Malësisë së Gjakovës, përshëndes tropojanët dhe tropojanet kudo që ndodhen.

Përulem me nderimin më të thellë para jush, para qëndresës suaj, para mbështetjes suaj, para kontributit tuaj, në historinë  e këtij vendi dhe të këtij kombi. Këtu nisi, këtu vazhdon, për të mos mbetur kurrë në mes. Por unë jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme, për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua tu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem në Tiranë, apo në metropolet  e Evropës dhe të botës , në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë, qindra here ne ditë, vjen tek ju, vjen këtu në Tropoje, vjen ne ketë vend më të dashurin për mua mbi këtë dhe.

Malësia e Gjakovës është djepi, vendi ku kam lindur dhe jam rritur. Por për mua Malësia e Gjakovës është shumë më tepër se kaq. Ajo është vendi i universitetit tim të parë, të fëmijërisë  time te hershme, vendi i universitetit në të cilin unë mësova dijet  e të gjitha dijeve, mësimin e të gjitha mësimeve, universiteti që më mëkojë mua, me mësimin e madh se dashuria për vendin, se dashuria për kombin, se dashuria për ju, është dashuria e të gjitha dashurive, është dashuria më e madhe. Kjo dashuri është gurra e pashtershme, është burimi më i fuqishëm, i frymëzimit, i fuqisë së njeriut, është sekreti i pamposhtjes së tij.

Kjo dashuri është busulla, është udhërrëfyesi, që i tregon njeriut vendimet që duhet të marrë, qëndrimet që duhet të mbajë, vlerësimet që duhet të bëjë. Librat  e universitetit tim të fëmijërisë në Tropojë, nuk ishin të shkruara në letra apo pergamenë, por ato ishin të mishëruara në ninulla, në këngë, në  legjenda, në gjokset tuaja mbi topat e armiqve, në fshatra të djegura, në foshnjet  e ekzekutuara në djep  apo në barkun e nënës, në shpërnguljet masive nga ‘870 në ‘998. Ato ishin të shkruara në sakrificat mbinjerëzore tuaja për liri dhe dinjitet kombëtar,në përpjekjet tuaja madhore, për të mbetur të lirë në trojet tuaja.

Gjyshërit, stërgjyshërit, baballarët tanë, por dhe ju këtu, ishit në krye të përpjekjeve për liri, dinjitet dhe bashkim kombëtar në çdo kohë të historisë, që ishte kaq e padrejtë  dhe pandershme me ju. Historisë që u soll me ju si njerkë e keqe, ju e trajtuat atë si shtrigë, i qëndruat sy më sy, e përzutë atë. Ju,  malësorët e Malësisë së Gjakovës nga viti 1870 deri më sot qëndruat në të gjitha kryengritjet, luftërat për liri, dinjitet e bashkim kombëtar.

Ju u dogjët, u shpërngulët , por kurrë nuk u dorëzuat. Që nga 1870 deri më 1912  ju ishit djepi më i fuqishëm i kryengritjeve të mëdha të Kosovës, të cilat sollën, pavarësinë e Shqipërisë, por me një padrejtësi më të madhe të kohërave, shkëputën Tropojën nga Kosova, Kosovën nga Shqipëria. Fuqitë e mëdha  të asaj kohe vendosën kufirin mbi trupin e kombit, por nuk e vendosën kurrë atë, mbi shpirtin e tij, i cili qëndron i bashkuar.

Ju gjatë luftës së dytë botërore u shndërruat në mbartjen më kryesore të lëvizjes çlirimtare në Kosovë. Ju këtu në Bujan, gjatë luftës firmosët aktin madhor historik, të referendumit të Kosovës, faktikisht  aktin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve të firmosur nga shqiptarë, nga serbë, nga malazezë, nga të gjithë ata që luftonin për liri në këto treva. Historia kurrë nuk do tjua harrojë këtë.

Sërish,  Enver Hoxha, Josif Broz Tito do ta hidhnin poshtë atë. Ata vërtetë do të frenonin një kufi në  shpirtin, në zemrën e kombit, por nuk do ta ndanin kurrë, shpirtin e këtij populli,  ndaj dhe ju  me dashurinë më eprore për Tropojën, për vendin, për Kosovën, për Shqipërinë ia dolët që në vitin 98-99 ta shndërroni këtë trevë në bazën kryesore të lëvizjes çlirimtare te Kosovës.

 Ju  për lirinë e saj  pranuat çdo sakrificë, ju derdhët gjakun e djemve tuaj për lirinë e saj, ndaj dhe sot mblidheni në këtë shesh më krenarë, më të lumtur se kurrë, se ne, qytetarët e malësisë së Gjakovës, qytetarët shqiptarë, kemi fituar luftën, kemi fituar luftën finale, Kosova është e lirë, Kosova është e pavarur. Shqipëria është në NATO. Kufijtë do ti rrafshojmë me projektin tonë evropian.

Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova, rroftë kombi shqiptar



Posted on Mon Jun 15, 2009 10:00 am by Dj_v_i_p
Mon Jun 15, 2009 10:00 am Prishtina |

"Z. Sali Berisha ne Tropoje ." | Login/Create an Account | 0 comments
The comments are owned by the poster. We aren't responsible for their content.

No Comments Allowed for Anonymous, please register
 
Related Links
· More about Prishtina
· News by Dj_v_i_p


Most read story about Prishtina:
Lidhja e deshtuar mes olsit dhe noqes


Article Rating
Average Score: 0
Votes: 0

Please take a second and vote for this article:

Excellent
Very Good
Good
Regular
Bad


Options

 Printer Friendly Printer Friendly

 Send to a Friend Send to a Friend


News ©
 1: Projects
     276 times
Kryefaqja · Forumi · Shkarkime · Weblinqe · Hyrje
Spambot Killer
Site Map

[News Feed] [Forums Feed] [Downloads Feed] [Web Links Feed] [Validate robots.txt]


PHP-Nuke Copyright © 2006 by Francisco Burzi.
All logos, trademarks and posts in this site are property of their respective owners, all the rest © 2006 by the site owner.
Powered by Nuke-Evolution
[ Page Generation: 0.11 Seconds | Memory Usage: 5.35 MB | DB Queries: 51 ]

Do Not Click
Copyright © Prishtina Copyright © Prishtina